Fuoristrada përplas dy këmbësorë në hyrje të Beratit

Dy këmbësorë janë përplasur nga një fuoristradë mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Beratit. Aksidenti u shënua në aksin rrugor Kombinat-Uznovë, në lagjen Celepias, pranë Urës Se Goricës Te aksidentuarit u dërguan me urgjencë në spitalin e qytetit, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes. Informacionet e para tregojnë se gjëndja shëndetësore e dy të plagosurve është e rëndë. Momentalisht nuk dihet identiteti i të plagosurve.