Fotot pikante nga seanca e sotme në Kuvend

Parlamenti ka zhvilluar seancën e radhës parlamentare ditën e sotme, ku nuk kanë munguar replikat dhe akuzat mes palëve. Por, as bisedat mes ministrave. Siç shihet në fotot e siguruara nga LSA, Erion Brace seç bisedon me ministrin Sandër Lleshaj dhe madje është kthyer tërësisht nga ai. Jo vetëm ministrat, por edhe zonjat Anila Denaj dhe Olta Xhacka duket se po konsumojë "muhabet të ëmbël". Kurse ministrja Belinda Balluku është fotografuar teksa flet në telefon apo shkruan mesazhe, por kjo nuk e ka penguar që edhe të bisedojë me koleget. Me siguri, kanë folur për "temat e rendit të ditës".