Festa e fejesës së Jon Gjebreas nuk mbaron

Djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebra, Joni është fejuar vetëm pak ditë më parë me të dashurën Merlin Haxhiymeri. Lajmi mbi fejesën u konfirmua nga vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram nga ceremonia familjare. Por mesa duket festa nuk ka mbaruar aty për Jon Gjebrean. Çifti ka organizuar mbrëmjen e së enjtes një festë me miqtë e tyre dhe atmosfera ka qenë shumë e ndezuar.