Familja e Mariglenit i ndaluar në Turqi për lidhje me Gylen

Ora News ka shkuar në banesën e prindërve të Mariglen Debrovës i cili sipas mediave turke është i arrestuar se është i lidhur me rrjetin e Gylen. Fatime Debrova thotë se ka dy javë që nuk flet për djalin e tij dhe nuk e di pse janë arrestuar. Debrova, 32 vjeç, ishte duke vazhduar Doktoraturën për teologji në qytetin Samsun pranë Ankarasë, ndërsa ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi.