Është koha për të pirë verë!

Kohët e fundit ajo pranoi se ishte e dehur përpara premierës së Red Sparrow. Pra nuk ishte e çuditshme që Jennifer Lawrence të shihej me gotë vere në dorë në 90 vjetorin e Çmimeve Oskar. Aktorja është fotografuar me një gotë verë të badhë në dorë, ndërsa hipte në karrike. Ajo u përpoq që të gjente vendin e saj duke hipur mbi disa karrike dhe mbante fustanin me njërën dorë. 27-vjeçarja gjeti siguri ndërsa përshëndeti shumë nga shokët e saj të ftuar në Oskar përfshirë Steven Spielbergin, Woody Harrelson, Christopher Plummer dhe Meryl Streep. Jennifer dukej mahnitëse e veshur me një fustan ngjyrë ari të Dior. Por ylli i Hollywood nuk arriti që të rrëmbejë në shtëpi një Çmim Oskar.