Dy anët e Zgjedhjeve Vendore 2019

Në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore të cilat janë bojkotuar nga Opozita. Qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në orën 07:00. Gazetarët e RTV Ora informojnë se gjëndja paraqitet e qetë. Për herë të parë në 31 bashki ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, ai i maxhorancës. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën. Në Shkoder dhe Pogradec disa QV nuk janë hapur. Qytetarët janë ndarë në dyshë, pasi një pjesë ka vendosur të shkojë në drejtim të kutive të votimit, ndërkohë që simpatizantë dhe mbështetës së opozitës kanë organizuar protesta../ FOTO LSA