Durrës/ Turizmi nis nga botërori i shahut

400 shahistë të vegjël dhe rinj, nga ku 88 prej tyre vijnë nga qytete të ndryshme të vendit dhe të tjerë nga 40 vende të botës janë bërë pjesë e Kampionatit Botëror të Shahut në shkolla që po zhvillohet në qytetin e Durrësit. Shahistët, djem dhe vajza të moshave nga 6-17 vjeç po ndeshen në 6 kategori të ndryshme moshash, në 9 ture radhazi, që do të përfundojnë më 29 prill.