Dolce & Gabbana prezanton koleksionin Pranverë/ Verë 2019

Dolce & Gabbana sapo prezantoi koleksionin e veshjeve Pranverë/Verë 2019. Por mysafiret e veçanta ishin ish-supermodelet Monica Bellucci dhe Naomi Campbell. Bellucci për herë të fundit sfiloi për shtëpinë e modës në vitin 1992. 53-vjeçarja sfiloi për koleksionin e veshjeve për meshkuj, që u përshkruajt si një nderim ndaj diversitetit. Ndërsa Campbell ishte supermodelja e fundit të viteve '90. Homoseksualë, çifte, 50 vjeçare të shoqëruara me meshkuj më të rinj, familje me një fëmijë... e gjithë bota u përfaqësua në pasarelë. E veshur me kostum të zi dhe këmishë të bardhe Monica i mahniti të gjithë.