Dizenjuesja kosovare "çmend" me koleksionin e ri 2018

Dizenjuesja e njohur kosovare Vjollca Llapashtica, ka prezantuar koleksionin më të ri. Këtë koleksion Llapashtica e ka quajtur “Statement new generation 2018”. Kjo pasi ky koleksion ju kushtohet zonjave dhe zonjushave të gjeneratave të reja. Pjesë e koleksionit 2018 kanë qenë mbi 50 modele, fustane të larmishme, elegante, ku kryesisht dominojnë ngjyrat e plota të dimrit. Në këtë fotosesion të prezantuar nga modelja Alba Hoti, mund të shihni vetëm disa modele. Modele te tjera mund t’i shihni dhe në rrjetin saj social Instagram.