Dhunohen zyrat e bashkisë së Pogradecit

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer dyert e disa zyrave të bashkisë së Pogradecit. Policia e qytetit informon sot se nga të dhënat paraprake rezulton se nuk është vjedhur gjë, por vetëm janë dëmtuar dyert e disa zyrave. Nuk dihet arsyet e këtij dhunimi pasi nga verifikimet nuk është vjedhur asgjë Gazetarja e Ora News Lediona Dervishaj informon se janë dëmtuar zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Zyrës së punës dhe Inspektoriatit të Mjedisit.