Bukurinë e kësaj zone shqiptare nuk e keni njohur!

GUCIA – qytezë e bukur rrëzë malesh, është pike atraktive turistike, me Krojet e Ali Pashë Gucisë, me gurra uji të ftohtë dhe të pastër, që burojnë nga bjeshka e Bradës së Vezirit. Dikur nëpër Guci kalonin karvanët nga Dubrovniku – Kotori – Shkodra – Peja drejt Stambollit (Kostandinopojës). Kullat e kësaj zone janë karakteristike, të ndërtuara prej gurit të gdhendur nga mjeshtrit dibranë dhe vendorë. Për bukuritë e kësaj zone të malësisë dhe karakteristikat etno-psikologjike të banorëve të saj është shprehur edhe “ Homeri shqiptar “ – At Gjergj Fishta në kryeveprën e vet, “ Lahuta e Malcis”, ku thotë: “Guci është Ora e Shqypnisë”.