Autostrada Tiranë-Durrës bllokohet nga përmbytjet

Reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin tonë duke filluar nga mëngjesi i kësaj të enjteje kanë shkaktuar fryrjen e lumenjve. Në disa prej qarqeve kanë nisur edhe përmbytjet e para, si në Tiranë apo Vlorë ku janë evakuuar disa familje. Reshjet pritet të vijojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës së sotme. Ne autostradën Tiranë Durrës është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin. Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë . Gjithashtu Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit. Ndërkohë, trafik i rënduar është regjistruar nga mbikalimi i Rinasit për tek Casa Italia në korsinë hyrëse për në Tiranë. Disa pjesë të rrugës janë të mbuluara nga uji.