Bebe, Dua dhe Rita në tapetin e kuq të American Music Awards

Tre shqiptaret Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora 'pushtuan' tapetin e kuq të American Music Awards mbrëmjen e së martës (9 tetor).

Bebe ishte nominuar në dy kategori por nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim në eventin emadh muzikor.

Ndërsa këngëtarja u shfaq si prezantuese në mbrëmjen e madhe së bashku me  Florida Georgia Line.

29-vjeçarja dukej mahnitëse në tapetin e kuq e veshur me një fustan bardh e zi me temina dhe me flokët bjonde.

Dua Lipa shkëlqeu në tapetin e kuq e veshur me një fustan të bardhë.

Ajo u nominua në kategorinë 'Artisja e re e vitit' por nuk fitoi. Ndërsa Dua dha një performancë fantastike të këngëve të saj 'One Kiss'  dhe  'Electricity'.

Rita Ora, e cila njihet për guximin në përzgjedhjen e veshjeve, dukej absolutish fantastike,

27-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi që i rrinte perfekt.

Rita gjithashtu ishte prezantuese në AMAs ndërsa nuk ishte nominuar në asnjë kategori.

Klikoni këtu për të parë më shumë foto

EMISIONET