Mogherini në Tiranë jep detyrat dhe përshkon në këmbë bulevardin

Rekomandimi pozitiv dhe i pakushtëzuar i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë shënon një moment historik si për Shqipërinë, ashtu dhe për Bashkimin Evropian! Përfaqësuesja e Lartë dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, vizitoi sot Tiranën për t’i sjellë lajmin e mirë autoriteteve dhe shtetasve shqiptarë. Përfaqësuesja e Lartë / Zëvendës Presidentja Mogherini u takua me Kryeministrin, me Presidentin, me udhëheqës të partive opozitare, si dhe me stafin e Delegacionit të BE-së. Përfaqësuesja e Lartë / Zëvendës Presidentja Mogherini theksoi se ishte krenare dhe e lumtur për Shqipërinë - një vend që është transformuar aq sa nuk njihet gjatë 3 dekadave të fundit. Udha që shtrihet përpara do të jetë sfiduese, por ruajtja dhe thellimi i vrullit të reformës do të vazhdojë të përmirësojë jetët e shqiptarëve