Autobusi shkrumbohet plotësisht në Rrugën e Kombit

Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gëziq të Mirditës. Autobusi i përket linjës Milano-Prishtinë dhe burime për Ora News nga zjarrfikësja e Mirditës bëjnë me dije se autobusi është djegur plotësisht. Nuk ka të lënduar në radhët e pasagjerëve. Forcat zjarrfikëse të Mirditës kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet.