Athina në flakë, protestuesit përleshen me policinë

Tensionohet situata në qendër të Athines. Anarkistë thyejnë vitrina bankash dhe dyqanesh, shkulin pllakat e trotuareve dhe godasin policët. Forcat e rendit kundërpërgjigjen me përdorim lëndesh kimike dhe bomba zhurmuese. Trazirat zhvillohen në kuadër të protestës përkujtimore për 9 vjetorin e vrasjes se adoleshentit Aleksandros Grigoropoulos.