Artistja "ringjall" një adoleshente të vrarë në Auschwitz

Kur erdhi në kampin famëkeq të përqendrimit të Auschwitz-it, më 13 dhjetor të 1942-shit Czesława Kwoka ishte vetëm 14 vjeç. Me numrin e serisë tatuazh dhe e keqtrajtuar nga rojet e shumta, adoleshentja polake u fotografua për t'u regjistruar. Tre muaj më vonë, më 12 mars 1943 u vra. E vetmja gjurmë e mbetur nga jeta e saj e shkurtër janë këto fotografi të bëra nga nazistët. Fotografi që, 23 vjeçarja artiste brasiliane Marina Amaral restauroi dhe ngjyrosi për të "rikthyer në jetë" të renë, të paktën në web. Imazhet u publikuan online nga Muzeu i Auschwitz-it për 75 vjetorin e vdekjes së adoleshentes.