Ambasada Amerikane ‘vishet’ shqip për Pavarësinë

Me rastin e festave të nëntorit, ambasadori amerikan Donald Lu zgjodhi të vishej me kostum popullor tradicional shqiptare gege. Së bashku me personelin e Ambasadës Amerikane, ku secili kishte veshje të ndryshme nga trevat shqiptare festonin të lumtur për Ditën e Pavarësisë. Shfaqja e vecantë përfshinte edhe artin shqiptar të trashëguar ndër breza. Fotografitë e shkrepura nga Grace Medina janë publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, në rrjetin social Facebook.