Aksident në Sarandë, makina hyn në biznes, dy të plagosur

Dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident të regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Cukës, tek ish-Turizmi, ku një automjet ka humbur kotrollin duke u përplasur. Mjeti është futur në një biznes. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjer. Drejtuesi i mjetit është bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e tij. Të plagosurit me iniciale A.K dhe M.G janë transportuarnë spital për marrjen e ndihmës mjekësore.