5 Cilësitë e Shqipërisë

1-Pozita e përshtatshme gjeografike me daljen e gjerë në detet Adriatik dhe Jon. Shqipëria ka një vijë bregdetare prej rreth 450 km ku nderthuren në forma të ndryshme plazhesh ranore dhe shkëmbore, me mundësi shfrytëzimi turistik. 2- Format e shumllojshe të relievit dhe peisazhet e bukura që ato krijojnë. Ekzistenca e formave të tilla të relievit bën të mundur dhe krijon premisat për zhvillimin e llojeve të ndryshme të lëvizjes turistike, nga ajo për banjo diellore deri në atë të sportit dimëror në malet e larta me dëborë. 3-Klima mjaftë e përshtatshme. Dominimi i klimës tipike mesdhetare në brigjet detare dhe me ndikim kontinetal drejt lindjes dhe veriut mundëson zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit pothuaj në të gjitha sesionet e vitit. 4-Pasuritë e shumta ujore. Këto pasuri ujore shprehen si në ekzistencën e dy deteve ku Shqipëria ka dalje të gjerë, ashtu edhe nga ekzistenca e shumë liqeneve, lumenjve,burimeve natyrore etj. 5-Bota e pasur bimore dhe shtazore. Në brendësi të kësaj pasurie bimore, klimaterike dhe ujore rritet edhe një botë e pasur shtazore e shprehur në lloje të ndryshme kafshësh e shpendësh, të cilat përbëjnë gjithashtu një potencial të rëndësishëm natyror edhe për zhvillimin turistikë siç është gjuetia.