Tonight Ilva Tare

Çdo të hënë ora 21:00

Në transmetim direkt, "Tonight Ilva Tare" është  një emision i aktualitetit politik dhe social, i dedikuar temave të ndjeshme të shoqërisë dhe vendimmarrjes së politikës me interes publik.

Ilva Tare me një eksperiencë televizive prej 22 vjetësh dhe një emër të njohur e vleresuar nga publiku e shfrytëzon hapësiren e emisionit Tonight në Ora News për temat më të qëlluara dhe më interes për qytetarët, falë edhe besueshmërisë së krijuar në dy dekada pune e përkushtim per informimin e shqiptarëve kudo ku jetojnë.

“Tonight” ofron një hapësirë debati bazuar fort tek argumentat. Është ndër të paktat platforma ku çdokush ftohet për të dhënë opinionin e tij, të pandikuar nga asgjë dhe nga asnjë axhendë.

Në sezonin 2018, Tonight Ilva Tare do t’i kushtohet në mënyrë parësore integrimit të vendit në BE.  Transmetimi nisi me 28 janar 2011.

Çdo emision është dhe në YoutubeNa ndiqni dhe në Facebook
Na kontaktoni në adresën e emailit  [email protected]