BOOM- 27 vite në karrocë me rrota, apeli i Malvinës: Dua të eci në këmbë

BOOM- 27 vite në karrocë me rrota, apeli i Malvinës: Dua të

Malvina Suku është një vajzë 28 vjeçare nga fshati Bubullimë i Lushnjes. Malvina ka qenë 11 muajshe  kur kaloi një temperaturë të lartë dhe që pas asaj kohe ajo nuk ka mundur të ecë. 

 

Prindërit nuk e dinë nëse ka apo jo shpresë për vajzën e tyre, sepse vizitën e fundit e kanë bërë në vitin 2006.

 

"Problemet filluan që në momentin që është sëmur, iu rrit temperatura dhe pastaj ashtu mbeti. Që prej kohës kur ishte 10 muajshe. Kanë kaluar 27 vite. Të gjitha shërbimet ia bëjmë ne. Ka kohë që është vizituar dhe me përparimin e shkencës thamë t'ia bëjmë njëherë një vizitë. Nuk merr mjekime. I kërkoj të gjithë mjekëve dhe njerëzve të më ndihmojnë për një vizitë", tregon e ëma. 

 

Edhe pse nuk mund të shprehet, Malvia kupton çdo gjë që thuhet rreth saj. Malvina ka vetëm një dëshirë.

 

"Dua të eci në këmbë", tregon Malvina me lot në sy.

 

"Jemi të dy në shtëpi që t'i bëjmë shërbim. Kemi 28 vite që vuajmë. Të na japin një ndihmë shqiptarët. Jemi të gëzuar ta shikojmë në këmbë, se sot jemi", tregon i ati.

 

Ajo do  të braktisë atë karrocë  te e cila qëndron prej 27 vitesh.

 

Apeli i prindërve është për një  vizitë të specializuar për të ditur nëse ka ose jo shpresë për vajzën e tyre .

Video