Ekopolitikë - Zusi: Programi i PD nuk jep zgjidhje për taksat e fshehura
30/05/2017 - 21:34

Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve, i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulce në Ora News, thotë se në programin e Partisë Demokratike nuk shihet askund zgjidhja e çështjes së taksave të fshehura. Dorian Teliti, kandidat për deputet i PD thotë se sistemi i taksimit të sheshtë është për vendet me institucione të dobëta.

Pjesë nga deklaratat:

Zusi: Ne kemi taksa të fshehura, të cilat nuk i shohim askund në programin e opozitës. Ekspertët e PD-së kanë bërë një sistem të simplifikuar. Kanë bërë ulje shifrat, pa tentuar të zgjidhin problemet themelore që ka ky vend. Marrim TVSH-në, 15 për qind, që është taksa që marrim ujin. Një trafikant që blen një varëse floriri që e blen 300 mijë lekë do të paguaj 45 mijë lekë dhe fukarai do të paguaj po kaq. Nuk ka logjikë ekonomike. Nuk mundem unë që për tv, për makinën, për sendet e luksit të paguaj 15 dhe fukarai të paguaj të njëjtën masë.

Teliti: Shqiptarët nuk kanë votuar për sistemin progresiv në Shqipëri. Shqiptarët votuan për sistemin progresiv votuan me 65 deputetë, pjesa tjetër votuan sistemin e taksës së sheshtë. Sistemi i taksimit të sheshtë është për vende me institucione të dobëta. Prandaj, ne duhet të kalojmë nga një Republikë e vjetër, dhe të instalojmë Republikën e re. Duam t’i japim zgjidhje problematikave. Në qoftë se ne kemi deklaruar se çfarë konceptojmë me republikë të re, është qytetari në qendër të vëmendjes dhe shteti në shërbim të tyre. Në fokusin tonë është ekonomia sociale e tregut.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close