Fushatë pa administratë - Zgjedhjet, Ministrja e Financave fton qytetarët: Denonconi abuzimet
26/05/2017 - 21:04 Nga: Pranvera Bozhiqi

Ministrja e re e Financave, Helga Vukaj, paralajmëron administratën shtetërore për penalizime në rast të përfshirjes së tyre në fushatë elektorale. Për këtë qëllim ajo ka thirrur në mbledhje drejtorët e Drejtorive edhe është bërë riaktivizimi i numrit telefonik për të pritur denoncimet e qytetarëve.

Të thirrur në një mbledhje urgjente nga Ministrja e sapoemëruar e Financave, Helga Vukaj, drejtorët e Drejtorive në varësisë të Ministrisë së Financave dhe stafet e tyre janë paralajmëruar nga titullarja e re për penalizime në rast se bëhen pjesë e fushatave elektorale.

Ministrja Vukaj zhvilloi takim edhe me drejtuesit dhe stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ministria e Financave ka riaktivizuar edhe numrin telefonik 0800 1963, ku qytetarët mund të bëjnë denoncimet e tyre në rast të shkeljes apo abuzimesh nag punonjësit e administratës.

Mësohet se Ministrja e re Vukaj ka vlerësuar kontributin profesional të punonjësve dhe kërkoi prej tyre të mos tolerojnë asnjë sjellje burokratike që bllokon punën për të dhënë shërbim ndaj qytetarit.

Po ashtu mësohet se Ministrja ka bërë me dije se po hartohet një plan veprimi për të paranduar përdorimin e administratës në fushatën elektorale.

Ndërsa ka përsëritur masat administrative dhe penale që do të merren për çdo punonjës, staf politik apo administrativ që përdor zyrën e shtetit për propagandë dhe favorizim të operatorëve të veçantë të biznesit me qëllim financimin e fushatave elektorale.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close