INSTAT - Vijnë më shumë të huaj gjatë janarit 2017
21/02/2017 - 17:26 Nga: Pranvera Bozhiqi

 

Rreth 30 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë gjatë muajit janar 2017 në Shqipëri për pushime, vizita ditore apo për qëllime biznesi.

Kështu raporton Instituti i Statistikave, sipas të cilit është shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën peridhë të një vit më parë me 14.3%. Kryesisht të huajt kanë hyrë në rrugë tokësore dhe ajërore dhe më pak në rrugë detare.

Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale është 167 mijë dhe përbëjnë 95 % të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Krahasuar me Janar 2016, numri i shtetasve të huaj për qëllime personale është ulur 0,7 %.

Sipas INSTAT më shumë shtetas të huaj kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Italia. Të dhënat e INSTAT flasin për një ulje të shtetasve shqiptare që kanë dalë nga territori gjatë janarit.

Në total gjatë janarit 2017 në territorin shqiptar kanë hyrë 462.812 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Në total kanë dalë nga Shqipëria 371 mijë shtetas.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close