Komisioni i Ekonomisë - Vetëfinancimi i bashkive, taksa të përkohëshme vendore deri në 3 vjet
10/04/2017 - 15:00 Nga: Manjola Hasa

Bashkitë do të menaxhojnë të ardhurat e tyre nga mbledhja e detyrimeve tek subjektet dhe biznesi. Por, me ligjin e ri të vetëfinacimit pushteti vendor ka të drejtë të vendosë taksa të përkohëshme në një afat kohor deri në 3 vjet. Ministri i Financave tha se edhe në këtë rast, duhet të saktësohet destinimi i fondeve.

Drafti vetëfinancimi i qeverisjes vendore, i cili u miratua në komisionin parlamentar të Ekonomisë parashikon të drejtën e bashkisë për vendojen vetëm të dy taksave të përkohëshme jo më shumë se 3 vjet. Ministri i Financave Arben Ahmetaj shpjegoi pas mbledhjes së komisionit se nuk i lejon bashkitë të bëjnë abuzime me rritjen e taksave.

Ahmetaj: Do të kenë të drejtë të vendosin taksa të përkohshme. Në definicionet e taksës së përkoheshme deri në tre vjet jemi brenda parashikimit të përkohshëm.

Edhe në këtë rast, rritja bëhet deri në 35% mbi referencën e taksës akutale.

Ahmetaj: Është marrë referencë standarde ngarkesa e tatimit mbi pronën dhe është lejuar deri në 35% më shumë sesa ai nivel standard i referuar në ligj.

Për herë të parë qeveria vendos me ligj minumimin e transfertës së pakushtëzuar për qeverisjen vendore që është 1% e GDP.

Ahmetaj: Qeveria qendrore nuk do mund kurrë dot të japë  më pak se 1% të PPB.

Drafti vjen si një punë 2 vjecare konsultimesh me eskpertë dhe grupet e interesit, dhe ndalon bashkitë të lënë detyrime të prapambetura.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close