Vendimi: Rriten pensionet në masën 3 %
22/02/2017 - 14:18

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë në mbledhjen e radhës vendimin për rritjen e pensioneve në masën 3 %, duke nisur nga data 2 mars.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën gjatë një konference për shtyp nga selia e Kryeministrisë se qeveria e kaloi vendimin për rritjen e pensioneve

“Është një rritje uniforme e cila vjen menjëherë pas paketës së solidaritet që qeveria kaloi në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar në favor të pensionistëve e familjeve me ndihmë ekonomike”, deklaroi Ahmetaj.

Nga ky vendi do të përfitojnë mbi 640 mijë pensionistë.  “Projekti social vazhdon”, u shpreh ministri Ahmetaj

/Ata/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close