Ulja e TVSH sjell më shumë turistë
06/04/2017 - 18:18 Nga: Pranvera Bozhiqi

Një beteje e fituar është konsideruar nga aktorët në treg ulja e taksës së akomodimit nga 20 në 6% nga qeveria. Për ta mbështetje të tilla për biznesin përkthhen për turizmin me më shumë turistë, më shumë të punësuar, formalizim të tregut dhe çmime më të ulta akomodimi në hotele. Përfitues të taksës së ulur janë 3000 njësi akomoduese.

Do të ulen çmimet për akomodimin në hotele, do të formalizohet tregu, rritje të punësimit dhe më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Kështu e lexojnë aktorët në treg vendimin më të fundit të qeverisë për uljen e TVSH nga 20 në 6%.

Besnik Vathi Nënkryetar i Shoqatës së Tur Operatorëve: Në uljen e çmimeve të hoteleve në raport me tregjet rajonale. Besoj se do ketë kërkesa më shumë të turistëve të huaj për të ardhur në Shqipëri. Efekti do jetë së pari në formalizimin e industrisë së turizmit dhe hotelerisë.

Shqipëria do të jetë më konkurruese në rajon, duke u barazuar  me vendet fqinje, ndërsa përfitues të uljes së taksës janë rreth 3000 njësi akomoduese.

Zak Topuzi Kryetar i Shoqatës së Hotelerisë: Ju siguroj se kjo masë do të sjellë në ndryshim rrënjësor në zhvillimin e vendit, do ta kthejë Shqipërinë në një treg konkurues rajonal, do të shërbejë për formalizimin e tregut të industrisë turistike, për rritjen e punësimit. Do të shërbejë për rritjen në sektorin e akomodimit.

Nikolin Jaka Kryetari i Dhomës së tregëtisë dhe Industrisë: Jam i bindur se të ardhurat në këtë sektor do të jenë shumë më të mëdhaja sesa janë sot. Kjo është një ftesë që i bëhet qeverisë, një ndër armët për të luftuar informalitetin është taksa sa më të ulëta.

Greqia këtë taksë e ka në nivelin 6. %, Mali i Zi në 7 % dhe në të tilla niveli edhe vendet e tjera në rajon. Turzimi konsiderohet si sektori me më impak në PBB, ndërsa shoqata e hoteleri turizmit ngre shqetësimin se 60 %  bregdetit mbetet e pashfrytëzuar për investime. Sipas Bankës së Shqipërisë në 2016 të ardhurat nga turizmi arritën në 1.5 miliardë euro nga 4.7 mln vizitorë. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close