Ekonomi - Troket formulari i ri në dyert e qytetarëve, taksë mbi pronën
04/03/2017 - 14:19 Nga: Pranvera Bozhiqi

Një formular i veçantë ka mbërritur në të dyert e qytetarëve nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë. Në kuadër të adresarit të ri ata do të japin detaje edhe mbi sipërfaqet e banesave.

Do të jetë Ministria e Financave që do të administrojë të dhënat për qëllime taksimin mbi pronën, në  plotësim edhe të rekomandimit të lënë nga FMN. Reformimi i kadastrës fiskale është një shqetësim i kahershëm edhe nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë.

Lorenc Gjoni:  “Të jetë e qartë se cilat prona janë të pakontestuara. E kuptojmë se disa çështje nuk janë të thjeshta. Nuk zgjidhen dot me një vendim apo firmë. Të gjithë ata që vijnë duan të kenë sigurinë që në rast të një padrejtësie gjykata do të jetë vendi ku do të gjejë drejtësinë”

Shteti shqiptar nuk mund të tolerojë situatën kaotike të krijuar me të drejtën e pronës, shprehet drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Lorenc Gjoni : Në konceptin e tregut të lirë ku kompanitë amerikane janë mëse të gatshme të konkurojnë me aftësinë e tyre. Nëse prona ka pronar privat le të jetë tregu ta vendosë.

Taksa mbi pronën nuk do të jetë më një kuotë fikse, por ajo do të paguhet mbi vlerën e tregut. Qytetarët do të detajojnë në formular nëse në adresë të pronës ushtrohet aktivitet ekonomik, gjendja e pronës, mënyra sesi është përfituar kjo pronë, pronarin real të saj, qëllimi e përdorimit, të dhëna për kryefamiljarin, NIPT nëse ai ka biznes.

Në fund të formularit detajohen edhe të dhënat për furnizimin me energji elektrike dhe ujit, nëse ka matës ose je dhe llojin e kontratës me OSHEE.

Taksa mbi pronën sipas sqarimeve të Ministrisë së Financave do të paguhet përmes këtyre faturave. Do të jetë Tirana, Durrësi, Korça dhe Fieri qytetet ku do të pilotohet taksimi i pasurisë fillimisht dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close