Trendi i ekonomisë, Kadare: Performancë të mirë transportet e shërbimet
16/06/2017 - 17:40 Nga: Pranvera Bozhiqi

Në analizë të të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se muajt e fushtës nuk e kanë trazuar ndjeshëm ecurinë e saj. Prof. Arjan Kadare shprehet se një trend rritje shprehet prej eksporteve me një rritje 45% në tremujorine  parë, po ashtu edhe dërgesat e emigrantëve dhe fluksi hyrës i turistëve. Risku i kursit të këmbimit kur euro ka prekur nivele të ulta, sipas Kadare nuk shqetëson invetimet huaja në vend, ndërsa një korrigjimi i raportit euro –lek duhet të bëhet gradualisht për të mos shkaktuar ndikim të fortë për investimet.

Në analizë të të dhënave të Bankës së Shqiëprisë, në tre muaj të parë të vitit 2017 ekspertët e fushës konstatojnë një trend pozitiv të ecurisë së ekonomisë. Sipas profesor Arjan Kadare, përmirësim të dukshëm pozitiv kanë eksportet me një rritje 45% duke ndikuar në tkurrjen e deficitit tregtar.

Kadare: Në eksportet e shërbimeve performanca është dukshëm më e mirë, sidomos shërbimet e transportit dhe udhëtimit në të cilat Shqipëria është një kreditor neto në një vlerë të konsiderueshme, rreh 270 mln euro.

Edhe dërgesat e emigrantëve kanë reflektuar një rritje të lehtë lidhur ngushtë kjo me situatën ekonomike të vendeve fqinje.

Kadare: Kundrejt vitit 2015 ka një rritje të lehtë dhe kjo mendoj se korelon me situatën ekonomikë në vendet pritëse të emigrantëve shqiptarë. Këto vende kanë pasur një përmirësim të lehtë të konjukturës ekonomike. Kjo ka bërë që edhe situata e punësimit të emigrantëve të jetë më e mirë.

Sipas Bankës së Shqipërisë ka një tkurrje të investimeve të huaja direkte, për të cilat Kadare shpjegon:

Kadare: Investimet e mëdha  dimë që vazhdojnë me intestiet të plotë. Ajo që duhet parë është nëse do të kemi investime të huaja të drejtpërdrejta në periudhën që vjen. Të dhënat e tre mujorit të parë nuk na japin mundësi që të bëjmë parashikim më të saktë në drejtim të zhvillimeve të investimeve të huaja.

Referuar rënies së fortë të uros prej disa muajve në vend, Prof. Kadare vlerëson se kjo nuk i dëmton investimet e huaja.

Kadare: Investitorët e huaj preferojnë një kurs stabël lekë-euro në mënyrë që ta kenë të sigurtë që fitimet ti kthejnë pa humbje. Ata marrin përsipër rresziqet e bizneset, të politikës, por nuk kanë qef të marrin rreziqe shtesë si ai i kursit të këmbimit.

Arjan Kadare vlerëson se viti elektoral nuk e ka trazuar ecurinë ekonomike zhvillim që fitoi qëndrueshmëri pas marrëveshjes politike.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close