INSTAT - Tregu pasurohet me frutat e stinës, rritet çmimi me 7.1%
08/06/2017 - 14:39 Nga: Pranvera Bozhiqi

Muaji maj ka reflektuar në treg rritje të çmimit të frutave, këpucëve dhe veshjeve. Sipas të dhënave të INSTAT 7.1% ka qenë rritja e çmimit për frutat, ndërsa 6.8% për qumështin, djathin, vezën dhe peshkun.  Teksa pritet që me rritjet e prodhimit vendas çmimet të bien.

Frutat është grupi i produkteve të shportës së konsumit që ka pësuar rritjen më të madhe të çmimit gjatë muajit maj. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave çmimet e frutave kanë pësuar një rritje me 7.1 në një moment kur në treg sezoni ka shtuar llojshmërinë e tyre. Po ashtu patatet janë rritur me 6.8% teksa qumështi, djathi, veza dhe peshku janë rritur me 5 %.

INSTAT vlerëson se indeksi i vjetori i çmimeve të konsumit është 2% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje çmimi ka pasur edhe për grupin e qirave, ujë, lëndë djegëse apo edhe transportin krahasuar me majin 2016 duke marrë parasysh se konsumi i këtyre shërbimeve është shtuar në këtë prag të nisjes së muajit të fushatës.

Krahasuar me muajin prill rritjen më të madhe të çmimit të konsumit e kanë pasur veshjet dhe këpucët lidhur kjo edhe me ndryshimin e sezonit. Por ndryshe nga vitit kaluar ky duket se qytetarët kanë zgjedhur të kursejnë duke blerë më pak produkte të grupit të mobileve, pajisje shtëpie apo mirëmbajtjeje. Indeksi i çmimit të konsumit në total për muajin maj arriti 102.8.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close