Shtyn 2 muaj afatin - Tregu i lirë i energjisë, kompanitë afat deri në qershor për blerjen në privat
16/02/2017 - 17:29 Nga: Pranvera Bozhiqi

Ministria e Energjisë dhe Industrisë pranon kërkesën e 73 bizneseve për të shtyrë afatin për daljen nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga operatori publik. Në bazë të ligjit me instalimin e matësave ato duhet të siguronin vetë në bursë energjinë elektrike në kuadër të liberalizimit të tregut, por asnjë prej këtyre bizneseve nuk  ka arritur të sigurojë një kontratë për blerjen energjisë në tregun privat.

Ministria e Enegjisë dhe Industrisë shtyn deri në 30 qershor afatin sipas të cilit 73 biznese duhet të sigurojnë në tregun e lirë energjinë elektrike.

Në bazë të ligjit të liberalizimit të tregut, kompanitë duhet të firmosnin kontrata për furnizimin me energji në tregun privat fill pas instalimit të matësave, por vetë kompanitë kanë kërkuar më shumë kohë për ta realizuar këtë proçes.

Entela Çipa: Ju duhet të garantoni furnizimin nëpërmjet një furnizuesi të pavarur jo më nga OSHEE. Që nga ky moment në rast se nuk e siguroni, gjithmonë kompania e shërmndarjes do tu furnizojë sespe nuk mundet që duke qenë se jeni konsumatorë të këtij vendi dhe rrjeti, por ka një tarifë të ndryshme të shpërndarjes, jo ajo që është sot.

Pavarësisht këtij detyrimi ligjor, OSHEE i jep mundësi bizneseve se në rast se nuk arrijnë të firmosin kontrata për blerjen e enrgjisë në tregun privat mund ta sigurojnë këtë në bazë të një kontrate që duhet të firmosin me operatorin publik për blerjen e energjisë vetëm për 2 muaj.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
The surprises of the new republic, DP publicized its candidate list, only 15 women included

Close