Investimi - ‘Toptani Shopping Center’, Qendra më e re tregtare në zemër të Tiranës
02/03/2017 - 22:48 Nga: Nertila Dosti

Përmes një ceremonie madhështore është inauguruar qëndra tregtare më re re në zemër të kryeqytetit. Me një arkitekturë moderne e dizajn inovativ, “Toptani Shopping Center” sjell 80 marka ndërkombëtare dhe hapësira pafund argëtmi për çdo grupmoshë. Në ceremominë e hapjes zyrtare mori pjesë kryeministri Edi Rama, drejtues të medias, biznesit si dhe përfaqësues nga bota akademike e artit dhe kulturës.

Me një arkitekturë moderne e unike, ngritur në zemër të Tiranës, “Qendra Tregtare Toptani” synon të jetë destinacioni më i ri i qytetarëve në argëtim e blerje. 

Në ceremoninë madhështore të inaugurimit, zhvilluar një ditë para hapjes së madhe për qytetaret, mori pjesë kryeminitri Edi Rama, akademiku Rexhep Qosja, drejtues te medias e biznesit si dhe personalitete të botës së artit e kulturës.

Presidenti i Gener 2, Ahmet Ulaj si dhe Ceo i “Toptani Shopping Center” Agon Ferri theksuan risitë që kjo qendër sjell për qytetarët shqiptare.

Në ambientin inovatit, elegant dhe tërheqës prej 61 mijë metrash katrore gjenden 80 biznese ndër to edhe shërbimi exchange i kompanisë Yldon.

‘Toptani Shopping Center’ me rreth 1 000 punonjës ngrihet në 8 kate si dhe ka nje kapacitet parkimi prej orfon 600 vendesh.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close