Banka e Shqipërisë - Tkurren investimet e huaja
13/06/2017 - 17:00 Nga: Pranvera Bozhiqi

Banka e Shteti evidenton një ulje të trendit të investimeve të huaja në vend nëse kjo shifër do të krahasohet me 3 mujorin e fundit të vitit që lam pas. Raporti evidenton një rritje të lehtë me tre mujat e parë të 2016-ës dhe sektorët ku kjo rritje evidentohet janë energjitike dhe ndërtimi i HEC-eve

Banka e Shqiprisë evidenton se tre mujori i parë këtij viti ka pasur një rritje në trendin e investimeve të hauja edhe pse kjo rritje krahasuar me të nëjtën periudhë të një viti më parë duket se është mjaft e vogël ndërsa është shumë herë më e ulët sesa tre mujori i fundit i vitit 2016 .

Sipas bankës kjo vlerë ka arritur në 168 milion euro dhe sektori që ka apsur rritjen më të madhe ka qënë sektori i energjitikës dhe ndërtimi i hec-eve me 41 % pasur nga hidrokarburet me 37%, dhe ndërmjetësimi financiar me 6%.

Shifrat tregojnë se në 2 vitet e fundit fluksi hyrës është ndikuar nga nisja e punimeve të gazsjellësit TAP, ndërtimi i HEC-eve mbi  lumin Devoll edhe pse ky rritëm nuk mund të vijojë me këtë trend pasi projektet janë afatshkurtë dhe kërkohet një zgjidhje pas përfundimit të tyre për një diversifikimi në afatin e mesëm. Ndërsa sektori i hidrokarbureve është i varur nga bursat ndërkombëtare.

Sipas raporit Botëror për investimet WIR 2017, Shqipëria po tërheq  investitorë tradicionalë dhe të rinj. Interes  ka pasur nga investitorët kinezë ku 12 kompani kanë shprehur interes për ndërtimin e rrugëve dhe në kërkimin e burimeve natyrore ku vexhohet Geo Jade Petroleum bleu të drejtat për kontrollin e dy fushave naftëmbajtëse shqiptare me vlerë 422 milionë dollarë, si dhe kanë fituar koncesionin e Aeroportit Nënë Tereza.  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close