Miratohet akti normativ - Thatësira ‘ndryshon’ buxhetin, më shumë para për energjinë dhe zjarret
16/08/2017 - 18:13

Shtimi i fondit për emergjencat civile dhe blerjen e energjisë ka qenë në qendër të ndryshimeve që ka vendosur të kryejë kryeministri Rama, në buxhetin 2017. Në aktin e posaçëm normativ parashikohen edhe 500 milionë lekë për krijimin dhe funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.

Thatësira e zgjatur dhe emergjenca e zjarreve që pushtoi Shqipërinë përgjatë gjithë muajve të verës ka sjellë domosdoshmërinë për ndryshime në buxhetin e vitit 2017.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një akt normativ nëpërmjet të cilit ka vendosur që të shtojë fondin e parashikuar për emergjencat civile si dhe për blerjen e energjisë.

Më konretisht, fondi për emergjencat civile është rritur me rreth 1 miliard lekë, ndikuar nga zjarret që kanë përfshirë mbarë vendin që prej fillimit të muajit qershor.

Ndërkaq, sipas aktit më të fundit normativ që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, blerjes së energjisë i janë akorduar 3 miliardë lekë duke arritur në 4.5 miliardë lekë, nga 1.5 miliardë që ishte parashikuar në total në buxhetin e shtetit.

Ndërkaq, akti parashikon edhe që nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, kufiri i shpenzimeve për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, të jetë 500 milionë lekë.

Nga ana tjetër, kontingjenca për risqet e borxhit, prej 4 miliardë lekësh, do të mund të përdoret për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose në normat e interesit me ndikim në nivelin e borxhit. 

Megjithatë, sipas parashikimeve, këto ndryshime nuk do te prekin borxhin publik pasi qeveria ka rritur planin për mbledhjen e të ardhurave gjatë këtij viti si dhe do të përfshijë të ardhurat e kursyera nga interesat e borxheve.

Akti normativ 

/Oranews.tv /

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim ,,orientalizem urtesi,,,,,/ says:

    pa dashur ti prish interesat dikujt,pa dashur nje corientim te pergjidheshem pa dashur te keqen askujt ,sipas te ddrejtes se fjales se lire dhe komentit ,pa kritere kufizimi,po jap nje mendim per studim per nivelet e larta ,te disa ndjeshmerive qe eklipsojne ndryshime,rregullative ekujlibruese per jeten njerzore ne planetin tone te perbashket,mbasi ne jeta njerzore me ligje dhe veprime ,eshte e krijuar ne unitet mendimi dhe veprimi,qe te kete ekujlibra paqe ,nuk mund te jete nje shtet i vogel model ndryshe dhe nje shtet i mall model ndryshe,mbasi zhvillimet sjellin perplasje konflikte interesi,nese bota shekujt e fundit degjeneroj ne interesa duke grabitur te drejta,rezultati eshte ky ralitet,gjith kunder njeri tjetrit i malli kunder te vogelit dhe te vegjlit kunder njerit tjetrit sepse gjith kan logjik shohin degjojne mesohen dhe veprojne,kjo ashpersi sa vjen dhe rritet,sepse mungon kufiri frenues [ndjenjat,frika,zotit,durimi,meshira ,ndihmesa,siqeriteti,turpi,respekti,[vlerat,uniteti drejtesia ne to,ullzimi,zotit lilljet me te [komunikimi mbyllur me zotin lutja,dhe komunikimi hapur me njerzit mirkuptimi]ajo qe sjell ne sken mendimin eshte raliteti,jo konstruktiv,ku ne si gjini njerzore krijuam artificialitet brenda ralitetit,dhe kjo solli prishjen e natyralitetit masen e tije ne funksionin normal,qe ne gjuhen e fese quhen ndeshkim te zotit kurse me idealizmin tone sfida,te gjitha keto na ftojne te kuptojme qe nuk na rrenon ajo cfar u be dhe po behet sa cna rrenon mosangazhimi per pare se cfar thot ai qe krijoj gjithcka per te kuptuar dhe bindur se cfar ne fakt ne po bejme,se ndoshta pendohemi ndryshojme rruge te kundert nga kjo ne rregullimin e pershtateshem te cdo sistemi rregullues te jetes qe ne shpikem si ideale dhe pranojme rregulla per cdo sistem rregullimi qe i pershtaten rregullit te natyralitetit te krijimit,nuk ka vend debati akuzash mbasi koha kerkon zgjillje jo humbje ,komenti behet per ate kategori njerzore qe kerkojne zgjillje efikase ne llenien e mesazheve te dobisheme ne rregullimin e jetes njerzore ne planetin tone te perbashket,nese dikush ndjehet rende nga komenti i kerkoj ndjese ,por me rende do ndjehej nese bota ecen keshtu ,komenti flet per orientim ne dobi te pergjidheshme ku askush nuk do ndjehej keq,i malli zot me meshiren e tije koh pas kohe njerzimit ,ja ka bere te mundur vrejtjet ne kohe,dhe as diturin dhe as njerzit dhe asnje dobi sja ka lene mangut,per cdo kohe ,por sipas asaje qe njerzit kan zgjellur zoti mallerishem ka caktuar te veprohet ligji tije ne sipas levizjeve tona tona po terheqim drejt nesh percaktimin e zotit,te mire meshiren shperblimin apo ndeshkimin,ne fakt sejcili prej nesh e don te miren vetes dhe cdo gje te mire,por me veprimet e padrejta kunder tjetrit sipas ligjeve te zotit ne jemi kunder vetes,po punojme per lumturin e perjetesise se atyre qe ne u bejme padrejtesi,a nuk ka vend qe sejcili prej nesh te bindet se kur ne esenc duam veten perse per vete te mos punojme ne kete bote dhe perjetesin boten tjeter,perse djalli mallkuar armiku njerzore te nxise kaq shum egon tone duke nxitur egon epshin unin dhe perzier njeri me tjetrin dhe te na humb,perse perderisa zoti mallerishem na mundesoj ullzim dhe arsye instikt dhe forc,ju ftoj te gjitheve per parajse [xhenet],,,/me respekt per kerkuesit e diturise,percjellesit dhe zbatuesit e saje dhe mirkuptim dhe bindje per mosperfillesit e saje perderisa dituria dobisheme ka dobi per gjith ku askush nuk ndjeht keq dhe sejcili gjen hakun qe i takon ne kete jete sprove nga zoti drejt zotit

Komento

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close