Vendimi - Të ardhurat nga turizmi, Tatimet formular të ri për deklarimin e TVSH-së
25/05/2017 - 22:01 Nga: Pranvera Bozhiqi

Ulja e TVSH-së në 6 për qind për turizmin do të nisë të zbatohet prej 5 qershorit. Prej kësaj date të gjithë subjektet do duhet të plotësojnë deklarimin e pagesave përmes një formulari të ri. Kjo është kërkesa që vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila do të kërkojë TVSH me shkallë të reduktuar.

Duke filluar nga 5 qershori tatimi mbi vlerën e shtuar për struktura e hotelerisë do të paguhet përmes një formulari të ri.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se referuar uljes së TVSH në 6% për turizmin, ka ndryshuar edhe formulari i deklarimit të pagesë.

Në zbatim të uljes së TVSH-së, Këshilli i Ministrave do të miratojë aktet nënligjore, për të saktësuar rrugën që do të ndiqet nga bizneset përfituese.

Formulari i ri për deklarimin e pagesave do të përfshijë periudhën tatimore qershor 2017 e cila duhet të fillojë të deklarohet në 14 korrik 2017.

 Ulja nga 20 në 6% e TVSH për akomodimin u miratua në seancën e fundit paralamentare, ndërsa u mirëprit nga operatorët turistikë me nota inkurajuese për investimet.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close