Tatimet zbresin në bregdet, plan masash për sezonin
11/06/2017 - 12:39 Nga: Pranvera Bozhiqi

Vizita fiskale, kontrolle nga zyra dhe ndërhyrje në territor kur konstatohen parregullsi. Këto janë shtyllat e planit të masave për sezonin turistik 2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Në takimin që drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero ka bërë me Komitetin e Përmbushjes kërkoi marrjen e masave për të asistuar në çdo biznes të çelur rishtazi apo që transferon veprimtarinë përkohësisht në zonat bregdetare apo ato të turizmit malor.

Plani i masave të tatimoreve vjen në një moment kur fluksi i turistëve që pritet të frekuentojnë Shqipërinë të jetë i lartë dhe vetëm pak ditë pasi ka hyrë në fuqi ndryshim ligjor për uljen e tatimtit mbi vlerën e shtuar 6% për strukturat akomoduese.

“Administrata tatimore është instituticioni që garanton ushtrimin e aktivitetit në kushtet e konkurrencës së ndershme. Nga kjo pikëpamje është detyrë e jona të sigurohemi përmes strukturave të posaçme të monitorimit dhe kontrollit, frenimin dhe goditjen e çdo fenomeni të shmangies nga detyrimet fiskale, në respekt të ligjit dhe sipërmarrjes së ndershme,”-ka urdhëruar drejtoresha e Tatimeve, Vjero.

Në fokus të planit masave që do të zbatohet nga Komiteti i Përmbushjes qëndron garantimi i ofrimit të shërbimeve konform ligjit, si përputhja e çmimit të afishuar dhe dokumetuar në pajisjet dhe dokumetacionin fiskal si një përgjegjësi e përbashkët që turistëve vendas dhe të huaj t’ju ofrohet një trajtim korrekt, respektimin e detyrimit për deklarimin korrekt të të gjithë të punësuarve etj.

Veç të tjerash plani i masave parashikon informimin dhe sensibilizimin e të gjithë tatimpaguesve dhe individëve për respektimin e legjilacionit tatimor e do të mbështetet fort në infromimin e gjerë të tyre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close