Fshihen gjobat - Fillon falja e borxheve, në një ditë përfituan rreth 105 mijë tatimpagues
14/06/2017 - 9:56 Nga: Pranvera Bozhiqi

Rreth 105 mijë tatimpaguesve u janë fshirë automatikisht gjobat vetëm në ditën e parë të zbatimit të ligjit të faljes fiskale. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar me proçesin e faljes dhe penalitetet e biznesit për deklarimin me vonesë të deklaratave tatimore janë borxhet e para që fshihen.

Që në ditën e parë të zbatimit të ligjit të ligjit për fshirjen automatike të borxheve kanë përfituar rreth 105 mijë tatimpagues të cilët kanë pasur në ngarkim gjoba për deklarim të vonuar të deklaratave tatimore nga sistemin i tatimeve.

Përfituesit janë tatimpagues edhe ata të statusit pasiv edhe aktiv. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kërkon tatimpaguesve që janë janë falur automatikisht që të kontrollojnë llogaritë e tyre elektronike për të konfirmuar nëse kanë përfituar fshirje.

Nëse ata vlerësojnë se përfitojnë nga ligji, por nuk konstatojnë fshirje të gjobave në llogarinë e tyre duhet të kontaktojnë zyrat e shërbimit të tatimpaguesve.

Automatikisht falje të gjobave do të bëhet për tatim paguesit të cilët kanë bërë deklarim të vonuar të deklaratave individuale vjetore të të ardhurave, deklaratë të TVSH, listë pagesë e TAP, deklaratë tatim fitimi, tatim i thjeshtuar fitimi apo deklaratat për destinimin e fitimit.

Edhe një herë Drejtoria e Tatimeve u kujton tatimpaguesve të dorëzojnë deri në 30 qershor çdo deklaratë të padorëzuar më parë për të përfituar fshirje automatike të gjobave apo penaliteteve të tjera.

Në verën e vitit 2016 ishin mbi 30 mijë biznese të cilat u goditën me gjoba nga sistemi elektronik për mosdeklarim në afat të administratorit dhe bizneset për këtë nuk ishin njoftuar për këtë detyrim.

Por edhe bizneset të tjera figurojnë me borxhe të cilat edhe pse kanë mbyllur aktivitetin e tyre, nuk kanë kaluar në status pasiv për shkak të mosdeklarimeve.

Ndërsa proçesi i fshirje automatike do të vijojë hap pas hapi me çdo zë që parashikon legjislacioni në fjalë.

GJOBAT QË FALEN

Deklarata individuale vjetore e të ardhurave,

Deklarata të TVSH-së,

Deklarata për destinimin e fitimit

Listpagesë e TAP

Deklaratë Tatim Fitimi/Tatim i Thjeshtuar i Fitimit etj.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close