Tatimet: 24000 paga minimale, 105 850 paga maksimale
01/06/2017 - 16:15 Nga: Pranvera Bozhiqi

Në mbyllje të muajit maj të gjitha pagesat për kontributet e sigurimeve shoqërore nga bizneset për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit do të kryhen mbi bazën e pagës minimale të rritur. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se pagesat do bëhen mbi bazën bruto të pagës minimale 24 000 lekë dhe maksimale 105 850 lekë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka urdhëruar të gjitha degët rajonale të pranojnë pagesat e kontributeve shoqërore të muajit maj duke i llogaritur me pagën e re minimale. Për të punësuarit apo vetëpunësuarit rroga më e vogël bruto nga 22 mijë bëhet 24 000 lekë dhe maksimalja nga 97 030 shkon në 105 850 lekë.  Skema e re do të ketë efekt si për punëmarrësit ashtu dhe për punëdhënësit.  Urdhëri do të jetë i zbatueshëm dhe për familjarët e personave që kanë aktivitet të tyre.

Procedura për zbatimin e rritjes me 9.1 për qind është përgatitur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore  dhe do të zbatohet prej tatimorëve.

Për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për punëdhënësit është 13.8% të shumës bruto të listëpagesave. Dhe për personin e punësuar 9.5% të pagesë së tij totale. Mbi këtë bazë pagesash do të veprohet edhe për të angazhuarit në bujqësi, ku deklarimet bëhen çdo tre muaj.

EFETKET E PAGËS MINIMALE

ISHTE                                     BËHET

 22 000 Lekë                        24 000 lekë paga minimale

97 030 lekë                          105 850  lekë paga maksimale

Punëdhënsi paguan 13.8% të kontributeve

Punëmarrësi paguan 9.5% të kontributeve

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Vettingu, Spahiu: SHBA dhe BE janë tërhequr për momentin

Close