Ekonomi - Sufiçiti buxhetor 9.4 mld lekë, kryesojnë Doganat dhe Tatimet
25/03/2017 - 15:55 Nga: Pranvera Bozhiqi

Në dy muajt e parë të vitit 2017 treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave shprehin një realizim të ardhurash totale 2.3 mld lekë më shumë se dy muajt e 2016. Sufiçiti buxhetor sipas financave është 9.4 mld lekë. Tatimet dhe doganat kryesojnë në mbledhjen e të ardhurave , ndërsa ndikim pozitiv ka patur TVSH,  akcizat dhe taksa kombëtare ku përfshihen taksa e qarkullimit rrugor, e transportit dhe e regjistrimit në arsimin e lartë.

Sufiçi buxhetor prej 9.4 mld lekësh është niveli i realizimit të shpenzimeve publike dhe realizimi i plotë i të ardhurave të planifikuara  për dy muajt e parë të 2017.  Për këtë flasin treguesit fikskalë të publikuar nga Ministria e Financave sipas të cilave të ardhurat totale në 2 mujorin e parë janë në masën 64 mld lekë, 2.3 mld lekë më shumë se e njëjta periudhë në 2016.

Ndërsa realizimi i shpenzimeve të përgjithshme është 54.6 mld lekë. Performanca e doganave përfshirë edhe kontributet e mledhura nga DPT ishte në 56.4 mld lekë. Nga akciza 5.7 mld lekë ku veçohet se importi dhe prodhimi vendas i karburanteve rezultoi në 68 mijë ton me një rënie prej 3.4 mijë ton krahasur me 2016. Nga renta minerare në buxhet shkuan për dy muaj 438 mln lekë, kujtojmë se në paktën fiskale u ul taskimi për këtë sektor.

Nga TVSH –ja në importi u akumuluan 13.1 mld lekë, ndërsa nga TVSH brenda vendit 7.1  mld lekë, me faktor pozitiv rritja e prodhimit vendas të energjisë elektrike dhe karburantit.  Tatimi mbi fitimin solli në buxhet 3.8 mld lekë ku ndikimi kryesor e ka pasr rritja e ndërgjegjësimit të tatimpaguesved për deklarimin  real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve. Tatimi mbi të ardhurat personale  rezulton me 5.4 mld lekë. Nga taksat kombëtare janë realizuar 6.3 mld lekë, 1 mld më shumë se viti 2016 kryesisht nga taksa e qarkullimit rrugor, taksa për regjistrimi e arsimit të lartë dhe taksa e mjeteve të përdorura të transportit.

Për shpenzimet publike 98% janë ato korrekte që përfshijnë personiin fonde speciale, operative për mirëmbajtje dhe shpenzime të tjera sociale. Shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 63%.

TË ARDHURAT JANAR SHKURT 2017

56.4 mld lekë tatime dhe dogana

5.7 mld lekë akcizat

438 mln lekë renta minerare

13.1 mld lekë TVSH-ja importit

7.1 mld lekë TVSH-ja brenda vendit

3.8 mld lekë tatimi mbi fitimin              

5.4 mld lekë tatimi mbi të ardhurat

6.3 mld lekë taksa kombëtare (qarkullimit)

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close