Drafti i ri - Statusi i minatorëve: Ata që do largohen nga puna do paguhen për 5 vjet
25/03/2017 - 14:27 Nga: Pranvera Bozhiqi

Rreth 40 mijë ish minatorë do të kalojnë në verifikim për të marrë statusin sipas draftit të ri i cili po diskutohet nga ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe institucionet e linjës.

Që në vitin e parë të hyrjes në fuqi të këtij ligji do të përfitojnë 8 mijë persona.  Presidenti i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare, Kol Nikollaj shpjegon nevojën e një statusi të ri dhe draftin e dakordësuar.

Kol Nikollaj :”Problemi këtu është agravuar në vite për ata që sot janë jashtë tregut të punës. Pranë ministrisë së Energjisë dhe Industrisë do të ketë një komision për dhënien e këtij statusi që do të vlerësojë dosjen për secilin minator apo ish minator.

Ky projekligj i ndan kategoritë në tre fasha për moshën e daljes në pension dhe vitet e punës.

Kol Nikollaj :Fasha e parë ata që kanë 12 vite e pesë muaj vjetërsi në nën tokë, ata duhet të kenë 30 vjet punë dhe 55 vjeç moshën për të dalë në pension

Fasha tjetër është për ata që kanë 11 vite e5 muaj vjetërsi në nën tokë         ata duht të kenë 30. 5 vite punë dhe dalin në pension 56 vjeç

Është dhe një grup tjetër që ka vetëm 7.5 vite punë në minierë. Ata duhet të kenë 32. 5 vite punë dhe të dalin në pension 60 vjeç. Këtu përfshihen dhe disa minatorë të cilët në vitin 2000 nuk përfituan.  Për ta është lënë që duhet të kenë 12.5 vite punë në minierë, 23 vite punë gjithsej dhe këta dalin në pension 55 vjeç.

Një pjesë tjetër që nuk ka përfituar pension në vitin 2000 duhet të kenë 7.5 vite punë, 28 vite punë gjithsej dhe dalin në pension  në moshën 60  vjeç   

44 mijë lekë në muaj do të marrin si shpërblim financiar për pesë vjet minatorët që shkëputen nga puna në rast të mbylljes së minerës apo heqjen nga punëdhënësi.

Kol Nikollaj: “Nëse një minator del nga tregu i punës për efekt ristrukturimi, koncesioni, ai duhet të paguhet me pagën minimale të profesionit për 5 vjet. Kjo pagë sipas statusit përcaktohet të jetë dyfishi i pagës mininale ekzistuese. Cdo vit që rritet paga mininale rritet dhe kjo. Nëse sot  është 22 mijë lekë, atëherë  paga minimale e minatorit është 44 mijë lekë”

Për minatorët që humbasin jetën në aksident në punë, parashikohet pension familjar 100 % të pagës së tij referuese.

Drafti i disktuar për më shumë se 6 muaj dhe i dakordësuar nga të gjitha grupet e interesit ndodhet në fazën e diskutimit për koston financiare të tij.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close