Urdhri i Gjiknurit - Shteti rimerr vendburimin e naftës në Amonicë
11/03/2017 - 16:29 Nga: Pranvera Bozhiqi

Shteti ka rimarrë nën zotërim vendburimin e Amonicës dhe prishjen e marrëveshjes me kompaninë private.

Ministri i Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri po ashtu ka urdhëruar fillimi i procedurës për marrjen në dorëzim nga Albpetrol të vendburimit të naftës nga kompania “Phoenix Petroleum sh.a.”.

Ky vendim vjen si rezultat i mos përmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga kompania private dhe ndalimin e punës në vendburimin e Amonicës që prej muajit Nëntor 2016. Ky ndalim, përveç dëmtimeve që i shkakton vendburimit të naftës, përbën edhe një rrezik për shëndetin e banorëve që jetojnë pranë si dhe dëmtimin e mjedisit. 

Procedura për prishjen e Marrëveshjes Hidrokarbure ka nisur një vit më parë, pas evidentimit të mos përmbushjes së kushteve nga kompania përkatëse. Edhe pse u lajmërua kontraktori për korrigjimin e shkeljeve brenda 6 muajve, asnjë masë nuk u mor nga kompania.

Procesi i marrjes në dorëzim të vendburimit parashikohet të zgjasë disa ditë dhe në përfundim të tij do të rivendosen menjëherë në punë puset e ndalura dhe do të fillojë prodhimi i naftës.

Vendburimi i Amonicës është një prej nëntë zonave hidrokarbure, 3 naftëmbajtëse dhe 6 gazmbajtëse që u dhanë me koncesion tek firma “Phoenix Petroleum sh.a” në ditët e fundit të qeverisë Berisha, më 16 Gusht 2013.

Përveç kontratës për zonën e Amonicës, shoqëria Albpetrol sh.a po verifikon edhe situatën në gjashtë vendburimet e gazit natyror, pasi edhe në këto raste kompania “Phoenix Petroleum sh.a” është në kushtet e mospërmbushjes së kërkesave të kontratës.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close