Projekti - Shqipëria 360 gradë, ture virtuale përmes Google Street View
17/03/2017 - 20:28 Nga: Pranvera Bozhiqi

Nëse keni pasiguri për atë se çfarë ju pret në destinacionin që keni zgjedhur për të pushuar apo vizituar, më parë bëni një tur virtual. Nga një smartphone apo tablet, vizitorët e huaj dhe ata vendas mund të shohin Shqipërinë 360 gradë, duke hyrë brenda çdo objekti, vend muzeal, historik apo hotel. Projekti mundësohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe përmes Google Street View.

Nga një tablet, smartphone apo kompjuter ju mund të hyni brenda hoteleve që doni ti zgjidhni për të pushuar, në vendet apo objektet historike të Shqipërisë, madje mund të bëni edhe një shëtitje përgjatë rivierës shqiptare duke përdorur teknologjinë vituale “Google Street View”.

Këtë kujdo dhe kudo që të ndodhet ia mundëson projekti “Shqipëria 360 gradë”.

Leonard Maçi: Interesimi për të zhvilluar një trend të ri në ekonominë shqiptare, duke dhënë idenë e turizimit si një burim të ardhurash. Shfrytëzohet çdo mënyrë e mirë dhe bashkëpunuese nëpërmjet institucioneve.

Frederick Debetto, krijues i projektit: Një tur 360 gradë permes Google Maps. Ju mund të shkoni brenda një ambienti, të hidhni një sy rreth e rrotull dhe ta vizitoni atë praktikisht edhe pse nuk ndodheni fizikisht aty.

Profesionistët për shërbime të ndryshme për sektorin e turizmit është një shqetësim i kahershëm për të cilin ende mbetet shumë punë për ty bërë.

Arben Sinojmeri: Realisht kudo që shkojmë e ndjejmë se ka mungesë për specialistë të kualifikuar. Këto fillojnë që nga shërbimet më të thjeshta në hotel dhe deri tek ai që menaxheri i sallës.

Më shumë vizitorë, më shumë të ardhura dhe përmirësim të ekonomisë.

Kështu lexohen të tilla ndërhyrje për thithjen e turistëve në vend nga përfaqësuesit e biznesit.

Muharrem Çobo: Jemi në një vend të paragjykuar, kështu që ku i jep mundësi një potenciali vizitor të Shqipërisë që të shkojë direkt në ambientet e një hoteli, restoranti, të një kantine vere, siti arkeologjik, për mendimin tim e rrit shumë besueshmërinë.

Ervin Bytyçi: Kjo teknologji na mundëson që ata të hyjnë të shikojnë hotelin, ambjentin, vendin rreth e rrotull dhe pastaj të vendosin nëse do të vinë apo jo.

Projekti përfshin ndërtimin e tureve virtuale, pasuruar brenda tyre me foto, video, informacion turistik, histori dhe njohuri nëpërmjet lidhjeve interaktive.

E gjitha në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht në çdo platformë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. atdhetari says:

    shikoni cmimet e biletave te avioneve, pastaj te tjerat.

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close