Dhoma e Tregtisë - Shqipëri-Serbi marrëveshje për ujësjellësat dhe energjinë
13/04/2017 - 19:50 Nga: Nertila Dosti

Një tjetër marrëveshje është nënshkruar nga Dhoma e përbashkët e Tregtisë dhe Industrisë Shqipër-Serbi. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar mes një kompanie shqiptare dhe një kompanie serbe, të specializuara në fushën e ndërtimit të infrastrukturës së përpunimit të ujrave dhe energjitikës.  Presidenti i Dhomës së Tregtisë shqiptare dhe ai serbe garantuan forcimin e partneritetit mes dy vendeve në sektorë si turzmi, energjitika dhe infrastruktura.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes një kompanie shqiptare dhe një kompanie serbe, të specializuara në fushën e ndërtimit të infrastrukturës së përpunimit të ujrave dhe energjitikës.  

Presidenti i Dhomës së Tregtisë serbe, Marko Cadez, tha se bashkëpunimi mes dy shteteve në vitit 2016 njohu një rritje me 10%, ndërsa u shpreh optimist për forcimin e partneritetit në vijim.

Cadez: Në vitin 2016 kemi patur një rritje të bashkëpunimit të dy shteteve me rreth 10% në krahasim me vitin e kaluar. Këtë vit presim një rritje të dyfishtë. Sot ishim prezent në atë që ishte fillimi i bashkëpunimit midis disa kompanive në Forumin e biznesit në Nish të vitit të kaluar. Ndërkohë edhe eksporti i mallrave nga Shqipëria në Serbi ka një rritje të dyfishtë.

 Ndërkohë Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi, Isuf Ferra, theksoi se mes dy shteteve do të ketë marrëveshje të tjera në turizm, infrastrukturë dhe energjitikë.

Ferra: Ka pasur një rritje të ndjeshme të biznesit midis Serbisë dhe Shqipërisë. Konkretizimi dhe firmosja re marrëveshjes së sotme do të shoqërohet edhe me shumë marrëveshje të tjera në të ardhmen në fusha të ndryshme si turizmi, logjistika, transportit, importit të mallrave të ndryshme ushqimore.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi u krijua pas takimit të mbajtur në Nish mes kryeministrit Shqiptar Edi Rama dhe ish-kreut të qverise serbe Aleksandër Vuciç.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close