Ekonomi - Sejko takim me BERZH: Rritja ekonomike në trajketore pozitive
31/03/2017 - 19:04

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u takua me përfaqësuesit e bordit të Drejtorëve të BERZH-it me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend.

Guvernatori theksoi se rritja ekonomike e vendit është në një trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike do të forcohen gjatë viteve të ardhshme. Guvernatori u shpreh se sot sistemi shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë.

Disa nga çështjet më të rëndësishme që u diskutuan ishin nxitja e kreditimit, reduktimi i kredive me probleme si dhe nisma më e fundit në drejtim të deeuroizimit të ekonomisë. Guvernatori Sejko nënvizoi se trajtimi i këtyre çështjeve ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e cila ka marrë masa në vazhdimësi, duke përfshirë një sërë përmirësimesh ligjore dhe rregullatore.

Këto masa kanë dhënë efektet e tyre graduale dhe të qëndrueshme, të cilat pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt.  Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve u shprehën se BERZH-i do të vazhdojë të japë kontributin e tij në Shqipëri lidhur me projekte të rëndësisë së veçantë, në fusha të tilla si: stabiliteti financiar, agrobiznesi, energjia, etj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close