Sejko: Rritja ekonomike ka qenë disi më e lartë se parashikimet tona
02/08/2017 - 20:17 Nga: Nertila Dosti

Vijon trendi rritës i ekonomisë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë teksa ka publikuar raportin e tremujorit të dytë, thekoi se ekonomia shqiptare po i afrohet nivelit potencial duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe pritshmëritë. Nëse rritja ekonomike do të vijojë, Sejko tha se ketrijohen kushtet për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018.

Ekonomia shqiptare edhe përgjatë tremujorit të dytë ka pësuar rritje duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko teksa bëri me dije të dhënat e raportit të tremujorit të dytë tha se ekonomia po i afrohet gradualisht nivelit potencial e kjo do të reflekohet në  rritje të pagave.

Sejko: Ekonomia shqiptare vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse. Kjo ecuri është ndihmuar nga përmirësimi i mjedisit të jashtëm, nga rritja e besimit në ekonomi si dhe nga një mjedis financiar i brendshëm stimulues i karakterizuar nga norma të ulëta interesi dhe nga prime të reduktuara inflacioni. Ndërkohë inflacioni mesatar i tremujorit të dytë ka shënuar rënie nga vlera e regjistruar në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat e raportit të tremujorit të dytë flasin për një ecuri të moderuar të kredisë kjo sipas Guvernatorit Sejko pasqyron kërkesën e dobët për kredi

Sejko: Në terma sektorial, aktiviteti kreditues shfaq rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme në segmentin e kredisë për individ, sidomos në drejtim kredie dhe për konsumatorët. Ndërkohë që rritja e kredisë për biznese shfaqet më e ngadaltë.

Në përfundim, Sejko informoi se Këshilli Mbikqyrës vendosi të mbaj të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25% ndërsa norma e intersit të depozitës dhe kredisë njëditore do të qëndrojnë në nivelet e mëparshme , respektivisht në 0.25% si dhe 2.25%.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close