Rruga e Kombit, firma konsulente do përfitojë 450 milionë lekë
13/06/2017 - 13:09

Operatori ekonomik “DOLSAR Engineering Inc. Co” shpallet fitues për shërbime konsulence për inxhinier të pavarur për Projektin e Konçensionit të Autostradës Milot – Morinë”

Fondi limit është 485 000 000 lekë, pa përfshirë vlerën e TVSH-së, financuar nga Buxheti i Shtetit dhe Kompania Koncesionare (50% secili)
Afati do të jetë 60 muaj.

Inxhinieri i Pavarur (IP) do të mbikëqyrë dhe monitorojë zbatimin e Marrëveshjes së Koncensionit dhe të marrëveshjeve të tjera të lidhura ose kontratave, siç specifikohet në Termat e Referencës së Marrëveshjes së Inxhinierit të Pavarur.

Pjesëmarrës në tender por që janë skualifikuar për arsye të ndryshme ishin 10 kompani.

Oferta e “DOLSAR Engineering Inc. Co” është vlerësuar me 93.43 pikë, është identifikuar si oferta e suksesshme.
/Oranews.tv.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close