Ekonomi - Rruga e Arbrit, propozohet tarifë 4 euro për makinat
13/04/2017 - 10:17

Kompania “Gjoka Konstruksion” në ofertën e saj të pa kërkuar për ndërtimin e rrugës Arbirt brenda 46 muajsh ka propozuar dhe aplikimin e një tarife mesatare prej 4 eurosh për makinë. Propozon që të ardhurat e kësaj tarife të ndahen me qeverinë në nivel 50 %.

Kompania në ofertën e saj propozon se për ndërtimin e rrugës brenda 46 muajsh për 33.6 mld lekë apo 250 mln euro për 69 km ku përfshihet edhe një tunel.

Referuar këtij propozimi në këtë kosto përfshihen edhe studimi dhe rishikimi i projektit, konsulenca, mirëmbajtja e rrugës për 10 vjet dhe operimi i tunelit për 10 vjet.

Aktualisht jemi vetëm në fazën e propozimit.

Bonusi 10% te pikeve kompanise

Në mbledhjen e qeverisë kompanisë i është dhënë një bonuës prej 10 % të pikëve për rezultatin tekniko-financiar për të arritur gjatë periudhës përzgjedhëse për ndërtimin e rrugës.

Skema e financimi është përllogaritur se 190 mln euro do të jepen nga kompania e mbështetur dhe 60 mln euro nga buxheti i shtetit.

I kontaktuar nga Ora Neës, administratori i “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka shprehet se ky është një vlerësim i qeverisë për projektin që kemi paraqitur duke na dhënë një avantazh në apo përparësi për hyrjen në tenderim, proces që do të kryhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Kompania “Gjoka konstruksion” aktualisht vijon punën në ndërtimin e rrugës së Arbrit në Lotin 3 Ura e Vashës-Bulqizë me gjatësi totale 1.840 m ku 1380 m janë rrugë dhe 500 m janë tunel. Punime kompania po vijon dhe në Lotin 2 të këtij segmenti.

Në rrugën e Arbrit janë përfunduar 20 km dhe janë vënë në funksion, 15 km të ndërtuara jo plotësisht për mungesë shtresash rrugore, mbrojtjen skarpatesh dhe sinjalistikë ndërsa do të duhet të ndërtohen nga fillimi 41 km për të cilat 3 km janë by pass i Klosit dhe 3 km lidhje mes Maqellarës dhe Bllatës.


/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close