Situata politike në vend - Apeli i FMN-së: Kujdes ekonominë, bojkoti dhe protestat rrisin pasigurinë
11/05/2017 - 15:01 Nga: Pranvera Bozhiqi

Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmon se ekonomia shqitpare nuk është shqetësuar nga sitauata politike apo zhvillimet në vend. Raporti më i fundit i projeksioneve që vijnë nga Washingonti flasin për një rritje ekonomike e cila do të përshpejtohet vitin e ardhshëm nga 3.7 në 4.1%. FMN veçon se ende mbetet i lartë niveli i kredive me probleme ndërsa borxhi publik sipas këtij institucioni do të ulet në dy vite, ndërsa për 2016 raportohet se ishte 72.7% ndryshe nga sa ka thënë qeveria 71%, me një diference prej 160 mln eurosh.

Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmon përmes raportit më të fundit të projeksioneve të publikuar nga zyra qendrore e Washington se situata politike dhe muajt e parë të këtij viti zgjedhor nuk kanë ndikuar në ekonominë e vendit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij, ka marrë në analizë 22 ekonomi të Europës Qëndrore, Lindore dhe Juglindore, ku parashikimi për Shqipërinë mbeten të pandryshuar. FMN parashikon se rritja e ekonomikes e Shqipërisë do të qëndrojë në nivelin 3.7% dhe në 2018 do të shkojë 4.1%, eksportet 3.2% në 2017 dhe 4.5% në 2018. Konsumi privat do të rritet në 2017 në nivelin 3.6% dhe në 2018 do të arrijë 3.9%.

Shqipëria evidentohet si vendi me rritjen ekonomike më të shpejtë në rajon ndër 22 vende pas Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë ndërsa pas Shqipërisë për rritjen ekonomike renditet Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia.

Totali i borxhit të jashtëm ndaj PBB sipas FMN, përgjatë 2017 do të qëndrojë në nivelet 48.4% dhe në 2018 ai do të pësojë një ulje në 46.9%. Qeveria shqiptare do të arrijë të ulë përgjatë 2017 borxhin publik në 68.6% dhe në 64.8% vitin e ardhshëm. Vërehet se borxhi publik në 2016 sipas FMN ishte 72.7% ndryshe nga sa ka thënë qeveria se stoku i detyrimeve ishte 71%.

Diferenca prej 1.6 pikësh përkthehet në shumën mbi 160 mln euro.  Kredia po rimëkëmbet gradualisht dhe huaja me probleme kanë rënë ndjeshëm në vendet e Evropës veriore dhe juglindore. Kreditë me probleme mbeten në nivele të larta në vendet e Europës Veriore dhe Juglindore, pas krizë që pësuan ekonomitë e këtyre vendev, krahasuar kjo me tregun.

Në këtë rajon pak vend janë në fazën e zgjerimit të herëshëm të ciklit të kredisë, rritja e kreditimit po përshpejton e nxitur kreysisht për huadhëniet ndaj individëve, ndërsa kreditimi për bizneset mbetet në stanjacion.

Një trend i tillë thuhet në raport vërehet në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. Ndërsa rritja  kredisë është ngadalësuar në Turqi dhe tkurrja vijon edhe në Rusi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close