Raporti për 2017 - Rritja ekonomike, BB ruan të njëjtat parashikime për Shqipërinë, surprizë Kosova
05/06/2017 - 20:55 Nga: Pranvera Bozhiqi

Raporti më i fundit i Bankës Botërore për prespektivën e rritjes së ekonomisë globale, teksa ndalet tek Shqipëria thotë se rritja e ekonomisë shqiptare do të ruajë nivelin 3.5% për 2017. Ndërsa veçon se ka një korrigjim për 2019, ku rritja në projeksionin e BB do të jetë 3.8%. Një surprizë paraqitet nga Kosova e cila  sipas këtij raporti do të ketë rritjen më të shpejtë në rajon jo vetëm për vitin 2017, por deri në 2019 kur rritja vjen nga 0.5 pikë në 0.8 pikë.

Banka Botërore në raportin më të fundit ruan të njëjtat parashikime për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2017 në 3.5% por edhe vitin e ardhshëm.

Referuar Shqipërisë, Banka Botërore ka korrigjuar rritjen ekonomike përgjatë vitit 2019, e cila pritet të jetë në 3.8 nga 3.7% që ishte thënë prej saj në muajin janar.

Për Maqedoninë, projeksionet janë rritur me 0.4%, për Serbinë me 0.3%, ndërkohë që për Malin e Zi janë ulur me plot 0.7 pikë përqindje.

Kosova sipas Bankës Botërore do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon jo vetëm përgjatë këtij viti, por edhe përgjatë vitit të ardhshëm dhe vitit 2019, pasi projeksionet janë rritur me 0.5 pikë për 2018 dhe 0.8 pikë për 2019-ën.

Sipas këtij raporti mbi prespektivën e rritjes së ekonomisë globale, BB ka bërë një rishikim të rritje ekonomike botërore ku thotë se në përgjithësi ajo të vijojë forcimin më 2.7%.

Sipas Bankës Botërore, rritja në Evropë dhe Azinë Qëndrore parashikohet ë përshpejtohet në 2.5% në 2017 dhe 2.7% në 2018 mbështetur nga rimëkëmbja e vazhdueshme mes eksportuesve të mallrave dhe uljes së rreziqeve gjeopolitike apo pasigurisë së brendshme politike në ekonomitë e mëdha në rajon.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close